MENU
klinika

"Do gjejmë personin që hodhi sprajin"

Helmimi i nxënësve/ Shahini: Do shtojmë oficerët dhe kamerat e sigurisë

04.03.2020 - 14:36

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka mbërritur në gjimnazin e Fierit, Janaq Kilica ku u helmuan mbi 40 nxënës si pasojë e sprajit piper të hedhur për herë të dytë brenda 10 ditësh nga një nxënës problematik i kësaj shkolle. Ajo tha se në shkollë do të shohen dy oficerë të tjerë për ruajtjen e sigurisë së nxënësve si dhe do të vendosen kamera sigurie në ambientet e saj.

“Duket që ka një irritim të orageve të frymëmarrjes. Duket se ka qenë një paijsje që kanë përdorur. Kjo ka shkuar në përmasat e një krimi. Policia dhe prokuoria kanë marrë të gjitha masat. Do e gjejnë edhe personin që e ka hedhur sprajin edhe kësaj radhe si herën e kaluar. Kemi oficerin e sigurisë në shkollë dhe do i shtojmë edhe dy të tjerë., kamerat, do vendosim edhe të tjera. Do i marrim të gjitha masat që të mos ketë kështu problemesh. Masat ndaj nxënësve do i marrë shkolla dhe nëse ka qenë edhe dikush tjetër i përfshirë do merret edhe drejtori i policisë. Nuk e dimë çfarë është përdorur. Kemi marrë masat që herën e parë. Nxënësi që e ka hedhur e ka pranuar. Janë policia dhe prokuroria të përfshirë. Kanë ardhur 60 në spital që janë larguar, tani 16 që po marrin ndihmën mjekësore”, tha Besa Shahini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Probleme me frymëmarrjen në orën e mësimit

Mbi 15 gjimnazistë në Fier dërgohen me urgjencë në spital


Lleshaj me mesazh pas situatës në Kakavijë

‘Shtyni planet e udhëtimit, ose prisni në fshatrat afër’

"Po ia lëmë vendin Turqisë, prania e forcuar nga miqësia mes Erdogan dhe Ramës"

Romano Prodi kërkon strategji kombëtare për Shqipërinë

Veliaj: Do jetë shtëpia e re e artit dhe e bashkimit

Përfundojnë sondat gjeologjike tek trualli i teatrit të ri