16.03.2020 - 17:34
Nën efektin e pandemisë, disa prej banorëve në Hollandë, kanë një tjetër shqetësim. Sipas “France24”, ata janë parë në radhë para kafeve në Amsterdam e Hagë, që ofrojnë edhe shitjen e marihuanës, meqë qeveria ka njoftuar se do t’i mbyllë ato, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Këto lloj kafenesh simbolizojnë tashmë, pamjen nacional të vendit.
“Ndoshta në dy muajt e ardhshëm, nuk do të kemi ku të furnizohemi, ndaj do të ishte mirë ta kemi në shtëpi”, – ka thënë një hollandez.
Radhët u krijuan vetëm disa minuta, pasi ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, njoftuan masat ndaj përhapjes së COVID-19.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Sekretari i Përgjithshëm i OKB
“Koha për t’u përgatitur jo për panik”
CNBC/ Ekspertët: Planifikoni tani para se...
“Kina është ende Kinë, ekonomia ende ekonomi”
Aktorja e famshme italiane me koronavirus
“Ditë frikë dhe vetmie”
Flet Laureati i Nobelit