MENU
klinika

COVID-19

Ja sa njerëz janë në Skype çdo ditë gjatë izolimit

31.03.2020 - 16:51

Numri i njerëzve që po përdorin shërbimin e video thirrjeve të Microsoft Skype është rritur me 70% në 40 milionë përdorues në ditë tha kompania ditën e Hënë.

Minutat e shpenzuara në thirrjet Skype janë rritur me 220% krahasuar me një muaj më parë tha Microsoft ndërsa ky përdorim masiv ka ardhur si rezultat i izolimit të COVID-19.

Kompania gjithashtu dha lajmin se suita e produktivitetit Office 365 do të ribrandohet në Microsoft 365 duke filluar nga data 21 Prill.

Opsione të reja do të shtohen në këtë suitë përfshirë një aplikacion për sigurinë familjare që ndihmon në menaxhimin e kohës së shpenzuar në Windows, Android dhe Xbox.

Shërbime të ngjashme me Skype, si Zoom Video, kanë shënuar rritje ndërsa miliona njerëz në mbarë botën do të shpenzojnë javë brenda shtëpive të tyre për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Së fundi Microsoft tha se do të lançonte një version të Microsoft Teams për konsumatorët. Ky shërbim i cili shihet si aplikacion i punës në distancë kishte 44 milionë përdorues në ditë ndërsa njerëzit po punojnë nga shtëpia gjatë izolimit të COVID-19.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”