MENU
klinika

Letra prekëse e infermieres italiane që po lufton Koronavirusin

“Jam e lodhur dhe e frikësuar! As ujë nuk pi dot për 6 orë!”

11.03.2020 - 14:39

Një infermiere në Itali ka publikuar një letër drejtuar të gjithë qytetarëve italianë që janë të detyruar të vetëizolohen në shtëpi këto ditë të vështira me të cilat po përballet vendi i saj dhe jo vetëm.

Alessia Bonari shkruan se ka frikë të shkojë në punë pasi mund të infektohet edhe vetë ajo padashje. Ajo shprehet se ndihet e lodhur por nukkka nevojë ta thotë me fjalë pasi shenjat në fytyrë të krijuara nga maskat janë të dukshme.

Alessia shprehet se nuk e ka luksin të kthehet në shtëpi dhe të izolohet me familjen e saj, por do të vazhdojë me punën për t’u kujdesur me pacientët e saj.

Letra e plotë:

“Unë jam infermiere dhe po përballem me një urgjencë mjekësore! Kam frikë edhe unë të shkoj në punë. Kam frikë, sepse kjo maska mund të mos i bëjë mirë fytyrës sime, ose mund të kem prekur rastësisht doreza të pista, ose ndoshta maska nuk i mbron sytë dhe diçka mund të ketë kaluar në sy. Jam e lodhur fizikisht, sepse pajisjet mbrojtëse janë të këqija dhe kur i vendos ato nuk mund të shkoj në tualet, ose të pi ujë për 6 orë. Jam e lodhur psikologjikisht dhe si të gjithë kolegët e mi që kanë javë të tëra në të njëjtën gjendje, por kjo nuk do të pengojë punën tonë, siç kemi bërë gjithmonë.

Do të vazhdoj të kujdesem për pacientët e mi, sepse jam krenare dhe e dua punën time. Ajo që unë i kërkoj kujdo që po e lexon këtë post është: të qëndrojnë në shtëpi dhe kështu ata mbrojnë edhe ata që janë më të brishtë. Ne të rinjtë nuk jemi imun ndaj koronavirusit, edhe ne mund të sëmuremi. Unë nuk mund ta kem luksin të kthehem në shtëpinë time të karantinuar, duhet të shkoj në punë dhe të bëj pjesën time. Ju bëni tuajën, ju lutem, qëndroni në shtëpi’’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jemi pranë jush, i bindur se..."

Koronavirusi, Rama i shkruan homologut kinez

Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

Letra prekëse e vogëlushit italian për Koronavirusin

“Të quajnë ‘Kurorë’, por nuk je mbret!”


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure