MENU
klinika

Lojërat Olimpike

Japonia flet qartë për Olimpiadën “Tokyo 2020”

14.03.2020 - 15:46

Tashmë është Europa qendra e pandemisë së Coronavirusit, që ka prekur pjesën më të madhe të botës dhe shumica e sporteve janë pezulluar. Kampionati Europian mund të shtyhet për verën e ardhshme, por nuk do të ndodhë kështu me Olimpiadën e parashikuar të zhvillohet në Tokyo.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka theksuar se Olimpiada do të mbahet si zakonisht dhe nuk do të ketë probleme. “Ne do ta ndalojmë përhapjen e virusit dhe Lojërat Olimpike do të mbahen pa asnjë problem, ashtu siç janë parashikuar”, – tha numri një i qeverisë.

Lojërat Olimpike do të mbahen në verën e këtij viti në Tokyo. Ato janë planikuar të nisin më 24 korrik, deri më 9 gusht. Deri më tani, asnjë shtet nuk ka dalë kundër këtij vendimi. Vendimi përfundimtar do të vijë nga IOC, gjithnjë duke parë situatën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas përhapjes së Koronavirusit

Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” në dyshim


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin