MENU
klinika

“U trishtova shumë!”

Jennifer Lopez rrëfen zhgënjimin më të madh

01.03.2020 - 10:19

Jennifer Lopez rrëfeu të shtunën se ishte trishtuar kur nuk arriti të marrë një nominim në “Oscar” për filmin e saj më të fundit “Hustlers”.

Ylli i pop-it 50-vjeçar luajti rolin e një striptisteje që tërhoqi shumë vëmendjen për performancën e saj virtuoze.

Ajo u shpreh se e priste nominimin nisur nga fjalët e mira që dëgjoi për performancën e vet dhe kur nuk ndodhi, iu duk sikur i zhgënjeu të gjithë.

“Unë isha e trishtuar, isha pak e trishtuar sepse kisha shumë shpresa për të. Kishte kaq shumë artikuj, mora kaq shumë urime të mira – më shumë se kurrë në karrierën time – dhe kishte shumë mendime të tipit: “Ajo do të kandidohet për ‘Oscar’, do të ndodhë, nëse nuk janë të çmendur’”, tha Jennifer.

Me interpretimin e Conhent Wu, Keke Palmer, Julia Stiles, Lili Reinhart, Lizzo dhe Cardi B, filmi flet për disa striptiste që marrin hak ndaj klientëve të tyre të pasur.

“Hustlers” është shkruar dhe drejtuar nga Lorene Scafaria, dhe Jennifer Lopez dokumentoi në rrjetet sociale të gjitha provat dhe mësimet që mori ajo për të kërcyer si një profesioniste.