MENU
klinika

Nga The Washington Post

Ka ardhur koha që Perëndimi ta ndihmojë Erdoganin!

05.03.2020 - 17:53

Turqia është në zi.

Javën e kaluar, në një fshat të vogël në provincën e Idlib, në veri të Sirisë, disa ushtarë turq u vunë në shënjestër të disa aeroplanëve të regjimit rus dhe sirian në një sulm të koordinuar që zgjati disa orë. Kemi humbur më shumë se 30 të rinj.

Ajo që dikur ishte një krizë humanitare, tani është një konflikt i përhapur kudo, dhe javët e fundit kanë treguar pasojat e tmerrshme të vendimit të pamatur të Perëndimit për të bërë një “sy qorr”, lidhur me situatën në Idlib, territori i fundit i Sirisë, i mbajtur nga rebelët, për muaj të tërë.

Tani, provinca është në një gjendje lufte të hapur (dy ushtarë turq u vranë të Mërkurën) duke përfshirë jo vetëm Turqinë, Rusinë dhe Sirinë, por edhe Evropën dhe ndoshta Iranin.

Ankaraja po kërkon ndihmë ushtarake perëndimore. Por as NATO dhe as Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshëm të ngatërrohen dhe të rrezikojnë një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë. Evropa gjithashtu ka qenë e ngadaltë për të reaguar ndaj krizës humanitare.

Turqia ka njoftuar se do t’i lejojë refugjatët të kalojnë në Evropë. Tani mijëra refugjatë që kishin jetuar në Turqi janë rreshtuar në brigjet dhe kufijtë turq duke shpresuar të arrijnë në tokën evropiane.

Kjo është një rrëmujë e rrezikshme.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë arsye të mjaftueshme për të kundërshtuar veprimet e Erdoganit, por Turqia në konflikt me Rusinë dhe Iranin do të prishte ekuilibrin e pushtetit në çdo cep të Evropës.

Më urgjentisht, Uashingtoni duhet të veprojë për të qetësuar situatën.

Zyrtarët e Pentagonit kanë sqaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në një konflikt të ri kundër Rusisë ose Sirisë mbi Idlib, por ata duhet të bëjnë më shumë, dhe ta bëjnë këtë publikisht.

Për refugjatët, Turqia dhe Europa duhet të ulen së bashku.

Ata gjithashtu duhet të fillojnë të mendojnë në planin afatgjatë për rindërtimin në Idlib.

Evropianët kanë dhënë ndihmë humanitare, por qëndrojnë të palëkundur për të mos mbështetur rindërtimin për sa kohë që regjimi i Asadit është atje.

Në këtë pikë, kjo duket si një luks që Bashkimi Evropian nuk mund ta lejojë më.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN