Shkëlzen Jetishi i njohur ndryshe si Xeni është shoqëruar në stacionin e policisë se Gjakovës pasi ka thyer rregullat e vetëizolimit në shtëpi.
Këngëtari i njohur kosovar ka dalë nga shtëpia duke shkelur urdhërin e autoriteteve kosovare për vetizolim.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj është liruar me premtimin se do e respektojë masën e vetizolimit.
“Dje është hapur një rast për këngëtarin Shkelzen Jetishi për mosrespektim të urdhëresës. Është hapur rast idhe është liruar në procedurë të rregullt me premtimin që do ta respektojë urdhëresën”, tha Gjurkaj për gazetën Sinjali.
Xeni u vetëizolua një ditë pasi këngëtari Muhamet Sejdiu u konfirmua pozitiv me Koronavirus.
Ai ishte i ftuar para disa ditësh në një ditëlindje në Gjilan, ku këndoi miku i tij.