MENU
klinika

Nga Kina vijnë lajme të mira

Koronavirus/ OBSH: Evropa tashmë epiqendra e pandemisë

14.03.2020 - 10:13

Ndërsa Kina po shkon drejt normalizimit të situatës pas virusit, duke paralajmëruar fillimin e procesit mësimor në 25 mars, Evropa tashmë është kthyer në “epiqendrën” e pandemisë globale të koronavirusit.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve të përdorin masa agresive, mobilizim të komunitetit dhe distancim shoqëror për të shpëtuar jetë.

“Mos lejoni këtë zjarr që vetëm të digjet”, tha ai. Komentet e tij erdhën ndërsa disa vende evropiane raportuan rritje të madhe të rasteve të të infektuarve dhe vdekjeve. Italia ka regjistruar numrin e saj më të lartë ditor ditën e djeshme, me 250 vdekje të regjistruara brenda 24 orëve dhe 17,660 të infektuar në total. Spanja, vendi më i prekur nga Evropa pas Italisë, raportoi një rritje prej 50% të numrit të viktimave. Vendi ka shënuar deri tani 120 viktima nga virusi vdekjeprurës i COVID-19 , ndërsa 4,231 persona janë konfirmuar të infektuar. Kryeministri Pedro Sanchez thotë se vendimi për gjendje emergjente do të hyjë në fuqi ditën e sotme dhe do të vijoi për dy javë. Po ashtu ka ardhur në rritje kontrolli në kufijtë Evropian si përgjigje ndaj të përhapjes së shpejtë të virusit.

Pse është Evropa ‘epiqendra’?

Më shumë se 132.500 njerëz janë diagnostikuar me Covid-19 në 123 vende të botës, sipas OBSH. Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në mbi 5,000 – një shifër që Dr Tedros e përshkroi si “një moment historik tragjik”. “Evropa tani është bërë epiqendra e pandemisë, me më shumë raste të raportuara dhe vdekje sesa pjesa tjetër e botës e kombinuar, përveç Kinës”, tha ai. “Çdo ditë e më tepër raportohen më shumë raste sesa u raportuan në Kinë në kulmin e epidemisë së saj.” Përveç  Spanjës dhe Italisë, Franca tani ka konfirmuar 2,876 raste dhe 79 vdekje, nga 61 vdekje gjithsej të enjten. Po ashtu, Gjermania ka parë 3.062 raste dhe pesë vdekje, ndërsa Mbretëria e Bashkuar  ka shënuar gjithsej 798 të infektuar dhe 11 të vdekur.

Çfarë po bëjnë vendet evropiane në lidhje me të?

Duke njoftuar se vendi tashmë për 2 javë rresht do të vihet nën gatishmëri për shkak të koronavirusit, kryeministri spanjoll Pedro  Sanchez tha që qeveria “do të mobilizojë të gjitha burimet e shtetit për të mbrojtur më mirë shëndetin e të gjithë qytetarëve të saj”. Ai do të jetë në gjendje të kufizojë lëvizjen, të urdhërojë evakuimet, të ndalojë hyrjen në vende të caktuara dhe të ndërhyjë në industri deri në 15 ditë.

“Fitorja varet nga secili prej nesh,” tha Z. Sanchez. “Heroizmi ka të bëjë edhe me larjen e duarve dhe qëndrimin në shtëpi.” Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar udhëtimet drejt Spanjës, përveç atyre emergjente. Ndërsa, Italia ka imponuar një bllokim mbarëkombëtar.

Deri tani, të paktën 10 vende të tjera në Evropë po zbatojnë mbylljen e kufijve. Ato janë:

Danimarka: Mbyll kufijtë për vizitorët e huaj nga e shtuna

Republika Czecheke: Ndalon të gjithë të huajt që të hyjnë në vend, përveç atyre me leje qëndrimi. Ndalon pjesën më të madhe të shtetasve të vet nga largimi.

Sllovakia: Mbyll kufijtë me të gjithë të huajt, përveç atyre me leje qëndrimi.

Austri: Mbyll tre tre pikat kufitare tokësore me Italinë për të gjithë të huajt, përveç atyre me çertifikatë mjekësore të lëshuar brenda katër ditësh. Asnjë kufizim për shtetasit austriakë

Ukraina: Mbyll kalimet

 

Hungaria: Mbyllet kufijtë tokës me Austrinë dhe Slloveninë

Polonia: Nga e diela do të mbyllë kufijtë për vizitorët e huaj

Belgjika, Franca, Zvicra dhe pjesë të Gjermanisë janë ndër vendet e fundit që mbyllin shkollat.

Ekzistojnë gjithashtu kufizime të përhapura në tubime të mëdha dhe masa për të mbyllur teatrot, restorantet dhe baret.

Bundesliga e Gjermanisë, e vetmja nga pesë ligat e mëdha të futbollit evropian që akoma luhet, është të pezullojë lojërat në dy divizionet më të mira nga e marta.

Louvre i Parisit – muzeu më i madh i artit në botë – njoftoi se do të mbyllet nga e Premtja, ashtu si dhe Kulla Eifel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”