MENU
klinika

Imazhet e pabesueshme satelitore

Koronavirusi pastron ajrin në Kinë, bie ndjeshëm niveli i ndotjes

01.03.2020 - 17:35

Imazhet satelitore kanë treguar një rënie dramatike të niveleve të ndotjes mbi Kinën, për shkak të koronavirusit që ka paralizuar thuajse çdo aspekt të jetës atje, thotë agjencia hapësinore amerikane NASA.

Hartat e NASA tregojnë se niveli i dioksidit të azotit është në rënie këtë vit.

 

 

 

 

_111089478_china_trop_2020056

Kjo vjen pasi aktiviteti i fabrikave në vend është reduktuar ndjeshëm ndërsa prodhuesit kanë ndaluar punën në përpjekje për të ndalur edhe koronavirusin. Shkencëtarët e NASA-s thanë se reduktimi i niveleve të dioksidit të nitrogjenit, një gaz i dëmshëm i çliruar kryesisht nga mjetet motorike dhe fabrikat industriale, u pa fillimisht mbi Wuhan, qytetin në qendër të shpërthimit, dhe më pas u përhap në të gjithë vendin.

_111089470_wuhan_trop_2020056

Kina ka regjistruar gati 80,000 raste të virusit që prej fillimit të shpërthimit. Ai është përhapur në më shumë se 50 vende, por shumica e infeksioneve dhe vdekjeve janë në Kinë, ku virusi ka origjinën në fund të vitit të kaluar.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al!