Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë deklaroi se në këto momente që po kalon vendi ynë, pasi rezulton i prekur nga koronavirusi, nuk ka nevojë për ngritjen e disa Task-Forcave.
Teksa iu kundërvu opozitës dhe presidentit Ilir Meta, kreu i qeverisë tha se Shqipëria është një vend i vogël, ndaj politika duhet të bashkojë forcat.
“Të gjithë përfaqësuesit e politikë sot kanë detyrën që të jenë bashkë dhe jo të ndahen në Task-Forca të ndryshme, që janë partitë e panjohur në planet. Në asnjë planet nuk është shfaqur task-forcë, taskë forcë opozitar, e parlamentare, dhe dixhitale. Për çfarë? Çfarë mund të nxjerrim ne politikisht përveç bojës tonë si persona që përfaqësojmë popullin. Më erdhi shumë mirë jo më larg se dje kur kryetari i opozitës mbajti një fjalë para opinionit publik që ishte as më shumë as më pak po fjalë e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit apo si motrat në të njëjtin pozicion, në të gjitha vendet që janë në luftë. Por sot, as më shumë e as më pak, ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit. Një dezinformim i pajustifikueshëm.
Shqipëria nuk është kaq e madhe edhe ska aq ekspert që të ndahet në Task-Forca. Nëse në Italinë e madhe në një vend të G7, një vend me shërbim ekselent të shëndetësisë, sistemi kolapsoi, ku mjekë dhe infermierë në pension u bashkuan. Po në Shqipërinë e vogël çfarë më mirë mund të bëhet nga ekspertë të nderuar të këtyre task-forcave që të bashkohen me autoritetin shëndetësore dhe komunistin teknik.
Një helmatisje. këto janë maskat që janë shpërndarë për të gjithë personelin shëndetësor në qendra shëndetësore e spitale. Këto janë maska që kanë ardhur nga një fondacion ‘Bijtë e Shqipes’ nga Kanadaja. Ka pasur një regjim doganor dhe për dhuratat me natyrë humanitare. Ishin të destinuara nga një shoqatë bamirësie. ”, tha Rama.