MENU
klinika

"LSI e angazhuar për përfundimin e reformës"

Kryemadhi takim ‘kokë më kokë’ me ambasadoren e SHBA

05.03.2020 - 16:47

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takime ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Mësohet se takimi ‘kokë më kokë’ mes dy zyrtareve ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta. Në fokus të këtij takimi ka qenë reforma zgjedhore, për të cilën është vendosur që brenda 15 marsit të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Kryemadhi konfirmoi vullnetin e palëkundur të LSI dhe opozitës së bashkuar për ta përmbyllur këtë reformë dhe njëherazi për t’i hapur rrugë zbatimit të saj ashtu sikurse përcaktohet nga Bundestagu Gjerman si kushti dhe hapi pasues pas finalizimit të reformës zgjedhore.