MENU
klinika

Si ta përgatisni

Ky çaj është “armiku” i baktereve!

08.03.2020 - 16:14

Çajrat e ngrohtë dhe aromatikë janë mënyra më e mirë për të kaluar pasditet e vjeshtës apo dimrit. Gjithsesi përveçse janë aromatikë e të shijshëm, vlerën e vërtetë e marrin tek shëndeti që i dhurojnë organizmit.

Njihen si antioksidantë shumë të mirë, ndihmojnë në shëndetin e mirë të zemrës dhe mbrojnë kockat. Secili prej çajrave që tregtohet sot në botë ka vetitë e tij të mira për shëndetin. Një prej tyre mjekët e veçojnë,  si për llojin ashtu dhe për ndihmën specifike që i jep organizmit, në luftën me bakteret e këqija.

Bëhet fjalë për çajin jeshil i cili ndihmon shumë punën e antibiotikëve në eleminimin total të baktereve. Kështu që përgjatë kohëve kur po merrni antibiotikë të këshilluar nga mjeku, mundohuni të konsumoni edhe disa flixhanë çaj jeshil. Kjo do të ndihmojë në efikastetitn e ilaçit dhe do ta përforcojë atë. E rëndësishme është që gjithnjë të ruani balancën dhe të mos e teproni me mediakmentet, pasi mund të nxisin një sërë sëmundjesh.

Si ta përgatisni

  • Mbushni një xhezve me ujë dhe vëreni të ziejë në zjarr mesatar për disa minuta.
  • Kur uji të ziejë hidhni në ujë 4-5 gjethe të njoma çaji ose gjysmë luge çaji gjethe të thata dhe lërini në ujë për disa minuta.
  • Më pas kullojeni ujin me kujdes dhe mund t’a konsumoni duke e shoqëruar me pak limon ose pak mjaltë.