Fruti i quajtur “durian”, që njihet edhe si mbreti i frutave, ndoshta është i njohur për disa prej jush.
Për disa, është një frut jashtëzakonisht kundërmues saqë është përshkruar si “frut me erë të kufomave të kalbura”, ndërsa disa të tjerë nuk e shohin kështu.
Megjithatë, pavarësisht nëse e konsumoni apo jo këtë frut me gjemba, duket se shkencëtarët kanë zbuluar një përdorim tjetër potencial për të: mbushje të shpejtë të baterive të pajisjeve tona elektrike dhe ndoshta edhe të veturave elektrike. Kjo është ndoshta për shkak se natyra ka krijuar fruta me gjemba si “durian” dhe “jackfruit”, ku hulumtuesit kanë zbuluar se duke përdorur mbetjet e frutave, ato mund të shndërrohen në super-kondensatorë që kanë aftësi të ruajnë sasi të mëdha të energjisë. “Preciziteti struktural i biomasës natyrore me poret hierarkike, të zhvilluara gjatë miliona vjetëve të evolucionit biologjik, siguron një burim të jashtëzakonshëm si një shabllon për sintezën e materileve me bazë karboni. Karakteristikat e tyre të integruara të sipërfaqes së lartë, përçueshmërisë dhe faqeve aktive ndër-fazore mund të lehtësojë reaksionet elektro-kimike, difuzionin jonik dhe densitetin e përçuesit me ngarkesë të lartë”, thanë hulumtuesit.
Ideja që natyra mund të sigurojë zgjidhjen për disa nga mrekullitë tona moderne teknologjike nuk është e re. Pas të gjithave, një nga eksperimentet më të thjeshta shkencore që e mësuam në shkollë, ishte se si një patate mund të përdoret si një bateri, kështu që kjo nuk duhet të vijë si një befasi.