MENU
klinika

Ndryshe, sezoni mbyllet

La Liga vendos një limit për rifillimin e futbollit

31.03.2020 - 14:38

Spanja është vendi i dytë europian pas Italisë, që është goditur më shumë nga koronavirusi dhe tashmë ka kaluar edhe Kinën për nga humbjet njerëzore, ku numërohen rreth 8 mijë persona që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Spanjollët duket se po vuajnë pasojat e mos marrjes së masave parandaluese dhe tashmë i duhet të përballen me numrin e lartë të viktimave dhe të infektuarëve. Për momentin nuk mund të flitet për futboll. La Liga do vazhdojë të jetë e pezulluar edhe këtë muaj, ndërsa në maj e më pas në qershor gjithçka do varet nga evoulimi i virusit vdekjeprurës.

Ndërkohë, presidenti i La Liga ka vendosur datën 27 qershor si limit për rifillimin e kampionatit. Pritet që ndeshjet të luhen një herë në tri ditë. Në rast se nuk bëhet i mundur rifillimi i garës deri në atë datë, atëherë kampionati do të anulohet përfundimisht.

Ky është vendimi që ka marrë La Liga, duke lënë fundin e qershorit si limitin e rifillimit të futbollit. Në rastin më të mirë, garat do të përfundonin në fillimin e gushtit. Gjithsesi, priten direktivat e fundit nga UEFA në një mbledhje me videokonferencë të mërkurën, ku do të marrin pjesë 55 sekretarët e federatave respektive në Europë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN