MENU
klinika

Miratohet fondi i emergjencës

Lezhë/ Merret vendimi, shtyhen taksat e tarifat deri në qershor

31.03.2020 - 19:30

Bashkia e Lezhës ka miratuar sot përmes një mbledhje të jashtëzkonshme një fond emergjence prej 800 milion lekësh (të vjetra) për përballimin e krizës së koronavirusit që ka prekur gjithë vendin.

Gjithashtu, Bashkia Lezhë ka ndërrmarrë dhe një nismë tjetër ndryshe nga qeveria, duke shtyrë afatin për pagesën e taksave vendore deri më datë 30 qershor. Falje në masën 20% nga vlera e përgjithshme e taksës së shërbimeve publike do të aplikohet edhe për kategoritë e taksapaguesve që nuk mund të ushtrojnë aktivitetin në këto ditë të krizës.

Më këtë paketë ekonomike të miratura sot nga Këshilli Bashkiak synohet t’ju vihet në ndihmë bizneseve, qytetarëve dhe kategorive të tjera të taksapaguesve që ushtrojnë aktivitetin në zonën e Bashkisë së Lezhës.