MENU
klinika

"Synon vetëm parandalim të krimit"

Lleshaj mbron në Kuvend aktin normativ Anti KÇK

05.03.2020 - 10:59

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, prezantoi sot në Kuvend aktin normativ Anti KÇK. Lleshaj tha se akti u krijua në kushte emergjence, pasi me zbatimin e reformës në drejtësi, shumë gjyqtarë panë se shanset për të kaluar vetingun janë të ulëta, ndaj edhe morën vendimi skandaloze duke liruar kriminelë nga burgu. Lleshaj tha se akti normativ ka vetëm një objektiv, shkatërrimin përfundimtar të krimit.

“U bënë vite që flitet për krimin, por ende ka shumëpër të bërë. Në fillim vitet 90 liria u përkthye si mungesë e ligjit dhe aoj që rezultoi ishte anarkia dhe një keqkuptim i lirisë. Jemi dëshmitarë se c’ka përjetuar vendi në fushën e mossundimit të ligjit. Që nga ndërtimi pa leje, zaptimi i pronës, më tej kolapsi, përpjekja për ta legalizuar, urbanizuar e me radhë. Është krijuar një model i papranueshëm që ligji ndjek njerëzit dhe jo e kundërta, dhe kjo ka sjellë pasoja.

Kemi përjetuar anarkitë e Fan Nolit, dhe sot jemi rezultojmë në një shoqëri ku kemi të rinj analfabetë por milionerë, të ditur po varfanjakë. Të rinj që janë futur në rrugë kriminale, perandori ekonomike të ndërtuara mbi krim, që ka shkatërruar shumë biznese të ndershme, për sa kohë lulëzojnë biznese të tilla. E gjithë shoqëria është para një sfide të madhe. E sic ndodh në këtë qerthull, vjen etja për pushtet, prestigj e krijohen modele toksike për shoqërinë. Ne beosjmë se ka ardhur momenti për kthesë serioze. Vendi ka nevojë për të adresuar këto cështje. Për këtë kemi miratuar aktin normativ, jo se e kërkon BE, por se e kërkon e ardhmja jonë e fëmijëve tanë. Ndaj është marrë ky vendim unik, që synon të vendosë drejtësi, në një vend ku ajo ka munguar.

Akti synon vetëm një fjalë: Parandalim të krimit. Përse u zgjodh akti normativ? U zgjodh në zbatim të atributeve që njeh kushtetuta që plotësojnë dy kushte, ka nevojë dhe emergjencë. A janë plotësuar këto dy kushte? Ne mendojmë se PO. Ka emergjencë pasi me zbatimin e reformës në drejtësi, shumë gjyqtarë panë se shanset për të kaluar vetingun janë të ulëta. 50 %e tyre nuk kanë arritur të dalin në filtrin e tij. Përmes vendimeve të papërgjegjshme është mundësuar dhënia e vendimeve përtej logjikës. mbi 28 vendime të kësaj natyre janë evidentuar. Po lirohen kriminelë që duhet të ishin në burg, policia punon për t’i cuar në burg, ata po lirohen në kushte absurde. Këta persona bëhen pjesë e skenës kriminale e kontribojnë në rritjen e kriminalitetit, frenimine reformave. Ndaj besojmë se kemi një situatë emergjence.

E dyta, qeveria kërkon të marrë edhe përgjegjësi. Ka vetëm një objektiv, shkatërrimin përfundimtar të krimit, qeveria nuk ka asgjë për të ndarë me krimin. Akti është parandalues, se ka patur keqkuptime të sponsorizuara për të krijuar idenë e institucioneve paralele. Akti është me natyrë administrative dhe parandaluese”– u shpreh Lleshaj.