MENU
klinika

25 të infektuar në total

M. e Veriut/ 7 raste të reja me Covid-19

17.03.2020 - 12:31

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe, bëri të ditur se janë regjistruar7 raste te reja me koronavirus, shkruan Alsat.

Bëhet fjalë për 4 persona nga Dibra dhe 3 nga Shkupi, 2 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv në spitalin Zhan Mitrev, por rezultati i të cilëve duhet të konfirmohet edhe në analizat e shëndetit publik.

Për tre persona testimet kanë dalë negativë. Numri i të infektuarve në vend shkon në 25, ndërsa dje u shënua dhe pacientja e parë me Covid-19 që u shërua, raporton Ora News.

Aeroporti Ndërkombëtarër i Shkupit dhe të gjitha pikat kufitare do të mbyllen.

Filipçe informoi se kjo masë duhet të fillojë të zbatohet brenda 24 orësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kontrolle për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut

Masa shtesë për Covid-19 në doganën e Bllatës në Dibër