MENU
klinika

29 të infektuar

Mali i Zi/ Rritet numri i pacientëve me Covid-19

24.03.2020 - 10:44

Ndihmës ministri i Shëndetësisë i Malit të Zi, Miro Knezheviç, tha se janë regjistruar 2 raste të reja në vend.

Kështu numri total i të infektuarve shkon në 29. Ai për Televizionin e Malit të Zi (TVCG) tha se në këtë vend tani për tani ka mjaftueshëm respiratorë.

“Të dhënat më të reja tregojnë se kemi 29 raste pozitiv në Malin e Zi, nga të gjithë të testuarit 207 janë negative”, tha Knezheviç.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat qeveritare për të evituar përhapjen e virusit, duke theksuar se nga shtëpia duhet dalë vetëm kur është e domosdoshme. Ditën e djeshme më 23 mars u shënua viktima e parë nga koronavirusi e cila ishte një grua 65-vjeçare.