MENU
klinika

Rritet numri i të prekurve nga pandemia

Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e emergjencës

18.03.2020 - 20:34

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë të Veriut njoftoi se në vend numri i të prekurve nga Covid-19 kishte shkuar në 35.

Siç u bë e ditur, vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste pozitivë, ndërsa gjendja e tyre është e stabilizuar.

Për shkak të kësaj situate, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski , ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Kjo gjendje do të zgjasë për 30 ditë dhe ka mundësi shtyrjeje duke u bazuar në rrjedhën e ngjarjeve në vijim.

Ministria njoftoi gjithashtu se gjatë mbrëmjes, në Aeroportin e Shkupit kanë arritur dy avionë nga Brukseli, udhëtarët e të cilëve janë testuar dhe pasi që të dalin rezultatet do të dërgohen në shtëpi për vetë-izolim.