Lojtarët, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e tjerë janë të izoluar në këtë moment për shkak të përhapjes së Koronavirusit. Por përveç kërkesës nga qeveria, futbollistët kanë edhe këshillën e klubeve që të mos dalin nga shtëpia për të mos rrezikuar.
Një ndër lojtarët që po përballet me këtë gjendje është edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj. Mesfushori i Pescara-s ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat italiane, ku nuk ka munguar apeli për kujdes për qytetarët. Ai u shpreh se rregullat janë bërë për tu respektuar dhe për këtë duhet të qëndrojnë në shtëpi, për të mirën e tyre dhe të afërmve të tyre.
Memushaj u shpreh i gatshëm për të luajtur edhe gjatë muajve të verës, pasi arritjet duhet të bëhen në fushë. 32-vjeçari është kthyer në një lojtar stabël te Pescara, me të cilët ka shënuar edhe 2 gola këtë sezon.