22.03.2020 - 17:17
Nuk i ka harruar vogëlushët, as këto ditë të vështira sidomos për ata, që ende e shohin botën me sytë e pafajësisë. Sikurse njofton përmes faqes “Facebook”, nga ministria e Kulturës, një ftesë, shkon enkas për të apasionuarit pas historisë dhe pikturës, që të bëhen pjesë e lojës së skicave./Konica.al
Postimi i plotë:
“Të dashur miq të vegjël të Muzeut Historik Kombëtar, Ju ftojmë të argëtohemi së bashku, për të kaluar sa më mirë këto ditë të vështira. Shkarkoni skicën e objektit dhe ngjyroseni sipas fotos origjinale të objektit. Presim me mesazhe, foto të punimeve tuaja :)”,- thuhet në faqen e ministrisë së Kulturës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Piktura bashkëkohore
Ellen Frank ambasadore për kulturën shqiptare
Ekspozitë e fëmijëve kosovarë
“Të mbijetosh përmes Ngjyrash”
Sadije Agolli rrëfente për Francën