MENU
klinika

Nga The Guardian

Mjaft i bëmë “të huajt” përgjegjës për koronavirusin!

18.03.2020 - 16:55

Europa është bërë qendra globale e pandemisë së koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Në Francë, nga ku po shkruaj, kafenetë, restorantet, teatrot, parqet publike janë mbyllur dhe të gjitha aktivitetet e panevojshme janë ndaluar.

Themelimi i instituciioneve të Evropës së pasluftës kishte për qëllim të epitomizonte bashkëpunimin ndërkombëtar dhe solidaritetin. A do të mbijetojë ndonjë prej tyre tani? Dhe çfarë mund të bëjmë ne për qytetarët?

Në Evropë nuk ka shumë koordinim zyrtar. Qeveritë kombëtare, përfshirë ato të Gjermanisë, kanë vulosur kufijtë e tyre kombëtarë për shtetet fqinje ose po rritin kontrollet. Arsyetimi për pjesën më të madhe të kësaj mund të jetë mendjemadhësi.

Kufijtë nuk e ndalojnë virusin. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, për shembull, nuk humbi kohë duke bërë “të huajt” përgjegjës për pandeminë.

Të qenit qendra globale e pandemisë do të thotë që ne në Evropë kemi një përgjegjësi specifike në mënyrën se si reagojmë ndaj kësaj situate dhe në mënyrën sesi sillemi edhe ndaj të tjerëve përtej kufijve tanë.

Logjika “ne” kundrejt “atyre” , e nacionalistëve dhe populistëve bëhet absurde përballë këtyre fenomeneve.

Besimi në institucione dhe rezistenca ndaj lajmeve të rreme po vihen në provë. Pesimistët do të thonë se aftësia jonë evropiane për t’u bashkuar dhe treguar bujari, tashmë ka humbur.

Por për ata që ende besojnë se mund të jemi një komunitet, dhe që hapësira jonë kontinentale nuk duhet të shndërrohet në një “arenë”, tani është koha të pyesim veten se si do të duam ta shikojmë veten pas kësaj faze të historisë sonë kolektive. Si do të dëshirojmë që brezat e ardhshëm të na shikojnë, dhe çfarë lloj mesazhi dëshirojmë t’i dërgojmë pjesës tjetër të botës?

Ne jemi një kontinent. Mosmarrëveshja ose “distancimi shoqëror” midis shteteve-kombe nuk ka kuptim përballë një armiku të padukshëm në mesin tone.

Dhe shikoni përreth: gjestet e empatisë dhe solidaritetit janë shumëfishuar në një nivel local,  studentët e mjekësisë që vullnetarisht të ndihmojnë spitalet, ose fqinjët që ndihmojnë të moshuarit të marrin ushqim.

Politikanët kanë bërë pak. Por qytetarët mund t’ia tregojnë rrugën e duhur.

Ndërkohë që ne evropianët jemi qendra e vëmendjes, duhet që ta bëjmë solidaritetin viral.

  • Natalie Nougayrede është një kolumniste e The Guardian.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al