MENU
klinika

Si paraqitet situata në reanimacion?

Mjekët japin lajmin e mirë: Dy pacientë presin të dalin nga spitali

21.03.2020 - 14:17

Dy pacientë, kontakte të rastit zero të cilët pas ritestimit të dytë dolën negativë, po bëhen gati të lënë spitalin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me mjekët e infektivit ka ndarë lajmin e mirë me publikun.

“Sot jemi shumë të gëzuar sepse kemi dy qytetarët që i kemi gati për t’i nxjerrë nga spitali. Gëzimi është dypalësh, edhe për ata vetë që u shëruan, dhe e dyta edhe për ne që na gëzon që puna e kryer deri tani na dha dy rastet e suksesshme. Sigurisht që kemi pritje edhe për punë më të mira, por të gjithë do të bëjmë maksimumin e mundshëm për t’u shërbyer deri në fund”, tha prof. Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT.

Mjekët konfirmuan gjithashtu se dy nga pacientët në terapinë intensive janë në gjendje pak më të mirë. Ndërsa mjekët e infektivit që janë në krye të detyrës apeluan që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi si e vetmja mënyrë për të fituar këtë luftë, Manastirliu i falenderuar për punën heroike që ata po bëjnë.

“Unë dua që t’iu inkurajoj dhe t’iu përqafoj fort nga larg. Fizikisht jemi larg, por me zemër dhe me mendje jam aty, dhe jemi bashkë. Shpresoj shumë që edhe kjo ditë të kalojë mirë, sepse jemi duke monitoruar çdo ditë përpara të panjohurave të mëdha që ka ky virus. Ndaj vetëm me forcën tuaj, profesionalizmin tuaj mund ta përballim, por gjithashtu edhe me mbështetjen, edhe me bashkëpunimin e gjithë qytetarëve. Unë ju falenderoj fort dhe gjithashtu edhe ekipin tjetër të mjekëve dhe infermierëve që janë në shërbim sot dhe do të dëgjohemi sërish nesër si gjithmonë. Punë të mbarë!”, tha Manastirliu.

BASHKËBISEDIMI:
Ministrja: Përshëndetje doktoreshë Najada! Nuk dalloheni nga maskat!

Doktoreshë Najada: Nuk dallohemi. Sot jemi të gëzuar, pasi kemi dy persona që i kemi gati të dalin nga spitali. Gëzimi është dy palësh. Për ne na gëzon fakti që kemi dy raste të suksesshme. Kemi pritje për punë më të mira. Do bëjmë maksimumin të bëjmë më të mirë.

Ministrja: Po gjendja e të tjerëve?

Mjekja: Edhe pacientët e tjerë që janë në reanimacion, dy prej tyre paraqiten në gjendje relativisht më të mirë. Dhe ky lajm na gëzon pa masë. Edhe të shtruarit në pavion janë në gjendje mesatare, se themi kollaj e ‘mirë e mirë’. Kemi shenjka pozitive, dhe nga këta pacientë që janë brenda të shtruar. Shtrimi i të sëmurën në terapi intensive duhet të qëndrojnë të mbyllur brenda, mos të dalin ashtë. Kjo është një thirrje që nuk do shpëtojë së thëni.

Ministrja: Forca doktoresha!

Mjekja: Ne në shërbim populli në shtëpi. Ky është mesazhi!

Ministrja: Ky është mesazhi dhe unë dua t’ju inkurajojë fort. Fizikisht jemi larg, por me zemër dhe mendje jam aty. Shpresoj që dhe kjo ditë të kalojë mirë. Jemi duke monitoruar çdo ditë përpara të panjohurave që ka ky virus, me mbështetjen tuaj dhe të qytetarëve. Ju falënderoj fort juve dhe mjekët e tjerë. Do dëgjohemi dhe nesër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë për virusin

Koronavirusi/ Intervistë me imunologen e njohur


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin