MENU
klinika

Nëse merrni më shumë seç duhet...

Mos e teproni me vitaminën C, ja sa ju duhet në ditë

19.03.2020 - 11:05

Ndonjëherë, nga dëshira për të pasur një organizëm të mirëushqyer, njeriu mund ta teprojë me vitaminën C.

Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit. Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C. Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

Sasia e nevojshme e vitaminës C 

Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C. Doza e rekomanduar e vitaminës C për çdo të rritur varion nga 65 deri në 90 miligramë në ditë. Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitamin është 2000 miligramë në ditë. Nëse organizmi pajiset me pak më tepër vitaminë C se doza e lartpërmendur, dëmet në shëndet mund të jenë të papërfillshme.

Megjithatë, dozat madhore të suplementëve të vitaminës C, munden të shkaktojnë një sërë problemesh të përmendura më poshtë:

  • Diare
  • Të përziera
  • Të vjella
  • Urth
  • Kontraktime në stomak
  • Dhimbjet e kokës
  • Pagjumësi

Ajo që është e rëndësishme që lexuesit e AgroWeb.org të dinë, është se një regjim i shëndetshëm ushqimor ofron sasi të përshtatshme të vitaminës C.

Vitamina C duhet marrë çdo ditë nga:

  • 1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.
  • 1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.
  • 1 kivi ofron 64 mg vitaminë C
  • Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C
  • Gjysëm racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

Ju mund të merrni edhe suplementë, por këto të fundit nuk duhen përdorur kurrësesi si zëvendësues të burimeve ushqimore të saj.

Me veti anti-plakje dhe pasur me vitaminë C

Zbuloni përfitimet nga përdorimi i trëndafilit të egër

Nuk bllokojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Cilat janë yndyrnat e shëndetshme për trupin tuaj