Libri i Zbulesës, Kapitulli 13; 16-18.
Miqtë e mi!
Ju ftoj të analizojmë së bashku situatën e gripit sezonal për vitin 2020. Më pas krahasimet me COVID-19 mund t’i bëni lehtë.
Të dhënat janë përftuar si gjithmonë nga burime zyrtare: Instituti i Shëndetit Publik, Buletini i Gripit nr. 15, 09 mars 2020.
Që në fillim të raportit njoftohet se “prirja e infeksioneve respiratore paraqet … aktivitet sezonal normal me intensitet mesatar”. Pra, gripi sezonal mund të shkojë edhe shumë më keq se sivjet.
Grafiku 2.1 tregon numrin e rasteve me grip të ndarë në javë.
Vërehet se rastet në javë (2020 vija vjollcë) gjatë pesë javëve të fundit të raportit janë 19.433 deri në 25.368 raste të reja në javë, ecuri pak më e lartë se viti 2019 (vija blu).
Grafiku 2.3 tregon aktivitetin e infeksioneve respiratore sipas sezoneve. Gjithashtu tregon edhe pragun epidemik.
Shpjegim: Për t’u quajtur epidemi përllogariten të ketë të paktën 825 raste të reja në javë, për çdo 100.000 banorë.
Pra, në Shqipëri duhen 825 x 28.9 = 23.842 raste në javë që gripi të quhet epidemi.
Ndërkohë raste me COVID-19 janë konfirmuar gjithsej 197 raste gjithsej ne dy jave.
Pra, 197 / 2 = 99 (e rrumbullakosur) raste në javë. Shqipëria ka 2.890.000 mijë banorë. Atëherë incidenca për 100.000 banorë del: 99 / 28.9 = 3,4 raste për 100.000 banorë.
Për t’u quajtur aktivitet me intensitet të ulët, kjo shifër duhet të jetë më pak se 460.
Deri në urdhër të kundërt matematikor, 3,4 është më e vogël se 460.
Tani kalojmë te pjesa që tmerron të gjithë:
Shtrimet në spital dhe shtrimet në repartin e kujdesit intensiv!
Grafiku 2.8 tregon se në 2020 janë shtruar me SËMUNDJE TË RËNDË RESPITARORE AKUTE një total prej 838 personash.
Ndërsa në kujdesin intensiv me SËMUNDJE TEPËR TË RËNDË RESPITARORE AKUTE janë shtruar 219 persona.
Grafiku 2.9 tregon shpërndarjen sipas javëve të shtrimeve në spital me SËMUNDJE TË RËNDË RESPITARORE AKUTE ose në kujdesin intensiv me SËMUNDJE TEPËR TË RËNDË RESPITARORE AKUTE.
Me COVID-19 deri tani janë shtruar rreth 82 persona në spital dhe për kujdes intensiv kanë pasur nevojë 12 persona (4 aktualë plus 8 vdekje).
A ka vend për panik?
A ia del dot sistemi yne shëndetësor COVID-19?
Qartësisht ia del!
Ia del dhe ia del mirë!
Nuk kam asnjë dyshim mbi aftësinë e stafit të kujdesit infektiv dhe intensiv!
BESIM TË PLOTË TE KOLEGËT!
Nëse arrijnë të trajtojnë në kujdes infektiv 838 persona në pesë javë (168 persona/javë), mendoni se nuk trajtojnë dot 82 persona në dy javë (41 persona/javë)?
Nëse arrijnë të trajtojnë në kujdes intensiv 219 persona në pesë javë (44 persona/javë), mendoni se nuk trajtojnë dot 12 persona në dy javë (6 persona/javë)?
Pra, mos hyni në panik miqtë e mi!
Lexoni shifrat, krahasojini vetë!
Kujdesin duhet ta keni, por panikun jo!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT, Tiranë