MENU
klinika

Nga BBC

Një guidë e thjeshtuar e ndrydhjes ekonomike

20.03.2020 - 10:34

Përhapja e koronavirusit, e cila ka origjinën në Kinë, ka infektuar më shumë se 200,000 njerëz. Përhapja e saj ka shkaktuar pasoja në të gjitha bizneset në botë. Më konkretisht ja cilat janë fushat dhe pasojat kryesore ku kjo pandemi ka ndikuar më shumë dhe cfarë rrjedhojash do të kenë ato në të ardhmen e ekonosmisë globale:

Aksionet globale po marrin një goditje
Ndryshimet e mëdha në tregjet e aksioneve, ku aksionet në kompani blihen dhe shiten, mund të ndikojnë në shumë investime në pensione ose llogari të kursimeve individuale (ISA). Si përgjigje, bankat qendrore në shumë vende kanë ulur normat e interesit. Kjo duhet, në teori, ta bëjë huamarrjen më të lirë dhe të inkurajojë shpenzimet për të rritur ekonominë.

Turizmi ka pësuar goditjen më të fortë
Industria e udhëtimeve është dëmtuar shumë, me linjat ajrore që ndërpresin fluturimet dhe turistët që anulluan udhëtimet e biznesit dhe pushimet e tyre. Qeveritë në të gjithë botën kanë prezantuar kufizime të udhëtimit në përpjekje për të përmirësuar virusin.

Konsumatorët që blejnë më pak
Frika nga virusi dhe këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi gjithashtu kanë një ndikim shkatërrues në hotele, loakle dhe restorante.

Fabrikat në Kinë pësuan një ngadalësim drastik pune
Në Kinë, ku koronavirusi u shfaq për herë të parë, prodhimi industrial, shitjet dhe investimet ranë të gjitha në dy muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019. Kina përbën një të tretën e prodhimit në rang global, dhe është eksportuesi më i madh në botë i mallrave.

Edhe investimet ‘më të sigurta’ u goditën
Kur një krizë godet, investitorët shpesh zgjedhin investime më pak të rrezikshëm. Ari është konsideruar tradicionalisht një “strehë e sigurt” për investime në kohë pasigurie. Deri në Mars çmimi i arit u rrit. Por tani, me investitorët gjithnjë e më shumë të frikësuar për një recesion global, madje edhe çmimi i arit ka rënë. Po kështu, nafta ka rënë në çmimin e saj më të ulët që nga qershori 2001. Investitorët kanë frikë se përhapja globale e virusit do të godasë më tej ekonominë globale dhe kërkesën për naftë.

Rritja mund të ngecë
Nëse ekonomia po rritet, kjo në përgjithësi do të thotë më shumë pasuri dhe më shumë vende të reja pune. Ajo matet duke parë ndryshimin e përqindjes në produktin e brendshëm bruto, ose vlerën e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara, zakonisht mbi tre muaj ose një vit. Ekonomia botërore mund të rritet me nivelin e saj më të ngadaltë që nga viti 2009 këtë vit për shkak të shpërthimit të koronavirusit, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga BBC

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BBC/ Gjendja e bizneseve në Kinë

“Fabrika e botës” e mbyllur me kyç