MENU
klinika

Maqedoni e Veriut

Ndahet nga jeta mjeku i parë ligjor shqiptar

03.03.2020 - 15:52

Sot ka ndërruar jetë profesori dhe mjeku ligjor në Maqedoni, Agim Ramadani. Ai ka lindur më 3 tetor 1956, në fshatin Zhelinë, rrethina e Tetovës.

Mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, kurse specializimin për Mjekësi Ligjore dhe Patologji e kreu në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.

Për mbi 15 vite ka udhëhequr Mjekësinë Ligjore dhe Patologjinë në Tetovë, kurse ndërkohë ka magjistruar dhe doktoruar në drejtime që lidhen me profesionin primar.

Ramadani ka qenë edhe profesor i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup dhe Tetovë.

Pas vetes ka lënë kontributin shkencor dhe mjekësor. Në vitin 2015 ka botuar librin e parë në shqip me praktika të mjekësisë ligjore. Gjithashtu ka qenë themelues i Shoqatës së mjekëve dhe stomatologëve shqiptar në Maqedoni.

Ramadani pas vetes ka lënë shoqen dhe tre fëmijët. Varrimi do të bëhet nesër (4 mars) pas namazit të drekës.