11.03.2020 - 09:20
Pas pezullimit të udhëtimeve në rrugë ajrore dhe detare edhe në rrugë tokësore ndalohen prej ditës së sotme udhëtimet drejt Italisë.
Mali i Zi ka vendosur të mos lejojë futjen e autobusëve shqiptarë që kanë destinacion shtetin italian.
Një urdhër i lëshuar në orët e para të mëngjesit në doganat e Muriqanit dhe të Hanit të Hotit, kërkon që të mos lejohet futja e autobusëve me pasagjerë që duan të shkojnë në Itali.
Në këto kushte do të kthehen pas të gjithë autobusët. Ky vendim është si rrjedhojë e masave të marra dhe nga shtete të tjera, që nga Kroacia e cila ka vendosur karantinimin për 14 ditë të personave që kalojnë kufirin.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Kini besim tek strukturat!"
“Nuk duhet të ketë panik”, ekspertja e ISHP: Asnjë rast i dyshuar!
Ja vendimi drakstik i SHBA dhe Australisë
259 të vdekur nga Koronavirus /SHBA: Kërcënim i paprecedentë
OBSH qetëson njerëzit
“Bota po përgatitet për një pandemi të mundshme, por…”
Bussines Insider/ Paralajmërojnë analistët