MENU
klinika

Anulohen edhe miqësoret

Ndërprerjes së futbollit nuk i shpëton as Anglia

13.03.2020 - 13:04

Ndërprerjes së futbollit nuk mundi t’i shpëtonte as Premier League. Organizatorët konfirmuan se gjitha lojërat janë shtyrë pas pandemisë koronavirus. Plani për momentin është të rifillojë në fillim të prillit.

Gjithashtu i njëjti vendim  është marrë edhe për ndeshje në kategoritë më poshtë, Championship, League One dhe League Two. Ndërsa Federata e Futbollit ka konfirmuar se miqësoret e Anglisë me Italinë dhe Danimarkën nuk do të zhvillohen.

premier league
premier league

Ndeshja e Brighton me Arsenalin u ndërpre e para pas lajmeve se trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, ishte me virusin Corona. Dhe me konfirmimin edhe të futbollistit të Chelsea Callum Hudson-Odoi, autoritetet e futbollit kanë vepruar përfundimisht.

“Pas një takimi, u vendos unanimisht që të pezullojmë Premier Leaguederi në 4 prill, në varësi të këshillave mjekësore dhe kushteve në atë kohë” – ishte lajmërimi i drejtuesve të Premier League.

Anglia është vendi i katërt i madh në Europë që ndalon futbollin, pas Italisë, Spanjës dhe Francës. Tashmë është radha e Gjermanisë për të mbyllur aktivitetin futbollistik, pasi pothuajse të gjitha vendet e tjera europiane kanë mbyllur çdo aktivitet sportiv, përfshi futbollin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbi 60 vetë kanë humbur jetën

Franca i thotë “Stop” futbollit pa afat!

Pritet lajmërimi edhe për Euro 2020

UEFA vendos për Champions dhe Europa League


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin