Oborri mbetëror i Spanjë është tronditur ditën e djeshne, pasi Princesha Maria Teresa ka ndërrtuar jetë pas konfirmimit të saj si e prekur nga COVID-19.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vëllai i saj, princi Sixtus Henry i Bourbon-Parmas, i cili tha se ajo ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.
Spanja është duke u përballur me një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit dhe numri i të prekurve dhe viktimave është rritur ndjeshëm.
Autoritetet spanjolle njoftuan se 832 njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19 që nga dje, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 5.690.
Koronavirusi nuk ka kursyer as familjen mbretërore të Britanisë së Madhe.
Princi Charles dhe bashkëshortja e tij janë të imfektuar dhe për disa ditë po qëndrojnë në vetëizolim.