Rrjeti social Facebook punon për të sjellë funksionalitete të reja të cilat do ta bëjnë më të lehtë aksesimin e transmetimeve live edhe nëse nuk keni një llogari në Facebook.
Lëvizja e Facebook vjen në një kohë kur kompania përpiqet të përballojë kërkesën në rritje për video live gjatë izolimit të koronavirusit.
Në të vërtetë funksioni ofrohej në Facebook por vetëm në desktop për ata që nuk kishin një llogari. Tashmë edhe ata përdorues të Facebook nga pajisjet mobile do të përfitojnë nga ky avantazh.
Për momentin vetëm në Android ndërsa në iOS vjen në javët në vijim tha kompania. Por nuk përfundon këtu sepse transmetimet live do të mbërrijnë edhe ata që skanë një smartfon e as akses në një lidhje të qëndrueshme interneti.
Quajtur “Public Switch Telephone Network”, njerëzit mund të dëgjojnë një livestream duke telefonuar një numër papagesë njësoj si ti bashkohen një thirrjeje konferencë.
Një tipar i ngjashëm është butoni për të çaktivizuar videon dhe dëgjuar vetëm audion në një Facebook Live.
Opsionet e reja mund të ndihmojnë rrjetin social të përballet me kërkesën e paprecedent gjatë krizës së COVID-19. Video thirrjet dhe transmetimet live të dyja ngarkojnë rrjetin dhe infrastrukturën e kompanisë dhe për këtë është detyruar të reduktojë cilësinë në Evropë.