MENU
klinika

Paralajmërimi për pasagjerët e regjistruar në Muriqan

Nëse kapen jashtë karantinës gjobë

11.03.2020 - 14:09

Mesditën e sotme u futën pasagjerët e fundit nga Italia në rrugë tokësore përmes pikës kufitare të Muriqanit.

Pasagjerët e 2 autobusëve dhe 14 makinave private pasi ju nënshtruan kontrollit të rreptë mjekësor u urdhëruan të vetëkarantinohen në shtëpi për 14 ditë.

Drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Niko Brahimaj, paralajmëroi marrë shkas edhe nga precedenti i pacientit zero që kaloi përmes kësaj pike nga Firence pa asnjë kontroll tha se të gjithë pasagjerët janë regjistruar dhe kapja e tyre jashtë banesave do të shoqërohet me gjoba të majme.

“Të gjithë janë identifikuar, i kemi regjistruar në formularët tanë dhe e dimë se kush janë me numër pasaporte, karte identiteti dhe numër udhëtimi. I kemi njoftuar që të kryejnë me rreptësi rregullat. Nuk është harta e madhe por asnjë tolerim ndaj kujdo që shkel rregullat. Autobusë do të shoqërohen nga policia. Ata do të vetëkarantinohen. Janë dy autobusë, një furgon dhe mjete të vogla. Nuk kemi njoftim për mjete të tjera që do të vinë.”

Mali i Zi ka vendosur të mos lejojë futjen e autobusëve shqiptarë që kanë destinacion shtetin italian dhe urdhri është shpërndarë në pikat kufitare të Hanit të Hotit dhe Muriqan.

Drejtori i Kufirit, Krenar Muça, tha: “Të gjithë autobusët dhe shtetasit që kanë destinacion Italinë do pengohen. Mali i Zi nuk lejon shtetasit kinezë, italianë, koreanojugorët dhe spanjollët të futen në territorin e tyre”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Përgjigjet shefja e Institutit të Shëndetit Publik

Kush është plani B nëse nuk vijnë vaksinat Pfizer në Shqipëri?

Zëri i Amerikës nxjerr lajmin shpresëdhënës

“Vaksia që mbron nga varianti britanik dhe jugafrikan”

"U përfshi në shkelje të rënda ligjore e kundërvajtje..."

Gjykimi në Senat ndaj ish-Presidentit Trump do bëhet më 9 shkurt

Vaksina anti-COVID/ BE akuza kompanisë ‘Astrazeneca’

“Evropa po trajtohet si kliente e klasit të dytë!”