13.03.2020 - 17:14
Përdoruesit e Apple janë në qendër të sulmeve në ditët e fundit nga një grup hakerësh. Në momentin kur do të përditësoni një aplikacion të ri, në iPhone janë shfaqur disa kopje të faqeve.
Hakerët kanë krijuar një faqe e cila mund të iu shfaqet edhe ju, është e ngjashme me atë të iPhonit por që duhet ta dalloni sepse është e bardhë në prapavijë dhe nuk i ka logot e aplikacioneve prapa.
Në mënyrë të ngjashme me origjinalin, kjo faqe e hakerëve iu kërkon pasvordin e iPhonit.
Por në këtë rast nuk bën të jepni të dhënat e juaja pasi që bëhet fjalë për vjedhje të të dhënave.
Nëse iu futeni në këtë faqe, hakerët mund të kryejnë pagesa me kartela bankare të juajat.