MENU
klinika

Para se të ndërronte jetë

Nexhmije Hoxha i la dhuratën më domethënëse Rezarta Shkurtës

09.03.2020 - 10:08

Muajin që lamë pas, bashkëshortja e ish-diktatorit të Shqipërisë, Nexhmije Hoxha, ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare.

Ajo mbylli sytë përgjithmonë në shtëpinë e saj në Laprakë, pranë familjarëve. Para se të ndërronte jetë, Nexhmija publikoi edhe një libër me rreth 530 faqe, për historitë e kaluara. Në këtë libër autorja mbronte maksimalisht figurën e të shoqit, dhe kujtonte edhe vizitat e shumta që priste në shtëpi pas vdekjes së Enverit.

Pikërisht këtë libër me domethënie të madhe për pasardhësit e saj, Nexhmija ia ka dhuruar edhe nipit të saj, Ermalit dhe Rezarta Shkurtës. Kjo e fundit ka publikuar në InstaStory dhuratën e fundit nga Nexhmija, e cila i ka lënë edhe një shënim.

“Të dashur Ermal dhe Rezarta, ju lë këtë libër, të fundit të jetës time, për kujtim e me urimet për jetë të lumtur e prosperitet në punë. Ju përqafoj bashkë.”– është shkrimi i saj, të cilin Rezarta e shoqëron me fjalët “Grua historike”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fjalë zemre nga këngëtarja

Rezarta Shkurta, 3 gëzime në një festë