MENU
klinika

Historia e futbollistit të Wolves

Nga pjesë e një bande, në yll futbolli në Angli

06.03.2020 - 18:30

Origjina e tij është nga Mali i Afrikës, por Adama Traoré ka lindur në Spanjë dhe i rritur në Barcelonë. Si një djalë i familje emigrantësh, adoleshenca e tij nuk ka qenë e lehtë dhe, me sa duket, futbolli e ka shpëtuar. Tashmë është një nga yjet e Wolves në Premier League.

I rritur në geton e “Bloques de la Florida” në L’Hospitalet të Barcelonës, Traoré, duke folur për “AS” ka deklaruar: “Ka qenë shumë e vështirë dhe, për të qenë më i sigurt, u bëra pjesë e një bande. Ishte diçka që të jepte popullaritet, por e kuptova në kohë se çfarë doja të bëja me jetën time dhe futbolli mori përparësi.

Fakti që merresha me sport nuk më shkëputi menjëherë nga shoqëritë e këqija, madje edhe kur isha në shkollë shpesh më duhej të grindesha me djem të bandave të tjera”.

Traoré ia ka dalë mbanë, por shumë nga shokët e tij jo. “Më vjen keq sepse kam pasur shumë shokë që mund të ishin bërë futbollistë të jashtëzakonshëm, por zgjodhën të qëndronin në banda, të cilat kontrollonin zona të ndryshme të lagjes.

Kur kthehesha nga stërvitja, ishte sfidë më vete, sepse nuk ndodhte rrallë që të më ndalonin e të më pyesnin se nga cila lagje vija, përse po kaloja në atë zonë, apo gjëra të tjera si kjo. Nuk ishte e lehtë, por më vjen mirë që ia dola mbanë. Sot lagjia ime e vjetër është përmirësuar shumë”, – përfundoi Traoré.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-gruas së portierit të Napolit

“Mori SIDA-n në dasmën e Maradonës, vdiq i harruar”