MENU
klinika

Çfarë ndodh nëse shkelni urdhrin?

Nga sot kalimtarët do lëvizin vetëm 6 orë në ditë

19.03.2020 - 08:50

Nga sot, këmbësorët do të kenë mundësi që të dalin vetëm 6 orë në ditë, 4 orë gjatë paradites, më konkretisht nga 06:00 e mëngjesit deri në 10:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në 18:00. Një vendim i tillë u firmos nga kryeministri Edi Rama, nisur nga ndërgjegjësimi i ulët i qytetarëve. Por ajo që duhet theksohet se çdo kush që do të lëviz në këto fasha orari duhet të jetë i vetëm, jo me persona të tjerë në krah, me qëllim për të shmangur grumbullimet e mëdha të njerëzve që bëhen shkak për përhapjen e koronavirusit.

Kush shkel këtë urdhër, do të gjobitet me 10 mijë lekë dhe nuk do të marrin asnjë ndihmë nga shteti nga paketa e solidaritetit. Që do të thotë nëse një qytetar që del nga shtëpia jashtë këtyre orare, jo vetëm do të gjobitet , por për shembull nëse rezulton të jetë punëtor që duhej të qëndronte në shtëpi për shkak të mbylljes së një biznesi ku ai mund të punonte, nuk do të marrë pagën, që do të shlyhet në sajë të një plani financiar të qeverisë për të mbështetur biznesin nga buxheti i shtetit. Edhe bankat do të qëndrojnë hapur në kèto dy fasha orari, që përkon me kohën kur lejohet edhe qarkullimi i këmbësorëve.

Para këtij vendimi, masa kufizuese ishte e tillë: Qytetarët mund të dilnin deri në orën 18:00, dhe nëse kapeshin në rrugë pas këtij orari, gjobiteshin sërish me 10 mijë lekë të rinj. Ndërkohë, kush ka ardhur nga zonat të kuqe të infektuara nga COVID-19 dhe dalin nga shtëpia, pra që shkelin vetëkarantimin, gjobiten me 700 mijë lekë të rinj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të sigurohen edhe test-kite, nuk ka mjaftueshëm"

Basha përshëndet vendimin e qeverisë për tenderin e respiratorëve