MENU
klinika

Ja ç'mund të ndodhë

Një asteroid do të na kalojë shumë pranë! Po nëse përplaset me Tokën?

06.03.2020 - 12:36

Më 29 prill të këtij viti, një asteroid që besohet të jetë midis 1.1 dhe 2.5 milje i gjerë do të kalojë shumë pranë Tokës. Edhe pse do të kalojë pranë planetit tonë, shkencëtarët e NASA-s thonë se fatmirësisht shanset që të përplaset më Tokën janë të vogla.

Gjithsesi, në rastin më të keq, nëse shkëmbi qiellor do të përplasej me Tokën, ai është i madh mjaftueshëm sa për të krijuar probleme globale. Të paktën kështu ka njoftuar NASA kur ky asteroid u zbulua për herë të parë.

 

 

Asteroidi mban emrin 52768 (1998 OR2) dhe është zbuluar për herë të parë në vitin 1998. Objekti qiellor do të kalojë 3,908,791 milje afër Tokës ndërsa do të lëvizë me 19,461 në orë.

Sipas NASA-s, “vizita” e asteroidit do të ndodhë të mërkurën, 29 prill rreth orës 4:56 të mëngjesit.

Asteroidi është klasifikuar si një objekt potencialisht i rrezikshëm sepse, në terma astronomikë, kalon afër me orbitën e Tokës. Por, gjithsesi aktualisht nuk ndodhet në listën e NASA-s për rreziqet potenciale në një të ardhme të afërt.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”