MENU
klinika

Para 2 ditësh erdhi nga Italia

Një grua nga Lushnja dyshohet me koronavirus, izolohet në karantinë

06.03.2020 - 20:28

E ardhur prej dy ditësh nga Italia, një grua nga Lushnje izolohet në QSUT, pasi ka shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin.

Gruaja që jetonte në Padova ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

Gruaja fillimisht është ekzaminuar në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas është izoluar në karantinën e këtij spitali. Më pas e kanë transportuar me urgjencë në QSUT, pas dyshimeve se mund të jetë prekur nga koronavirusi. Ajo i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme dhe pritet që Instituti i Shëndetit Publik të konfirmojë nëse është apo jo mbartëse e virusit vdekjeprurës.

Kujtojmë që Italia është shteti më i prekur nga koronavirusi në Europë, me 197 viktima dhe mbi 4 mijë të prekur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN