Netflix do të ndërmarrë veprime të reja për të zvogëluar cilësinë e transmetimit në Evropë pas një bisede midis Komisionerit të Bashkimit Evropian Thierry Breton dhe CEO-s Reed Hastings, njoftoi kompania të enjten.
“Parashikojmë se ky vendim do të zvogëlojë trafikun e Netflix në rrjetet europiane me 25% dhe do të ruajë nivelin e cilësisë së shërbimit për anëtarët tanë,” tha një zëdhënës i Netflix në një deklaratë për shtyp.
Ulja e cilësisë vjen në krye të metodave të tjera që Netflix ka zbatuar që nga viti 2011 për të ruajtur transmetimin e qëndrueshëm.
Duke qenë se shumë shtete në Europë i kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për të pakësuar përhapjen e virusit, qindra miliona njerëz po punojnë nga shtëpia dhe akoma më shumë fëmijë që nuk shkojnë në shkollë.
Kohët e fundit është vënë re një rritje e konsumit të TV dhe internetit në zonat e ndikuara shumë nga koronavirusi i ri, përfshirë Korenë e Jugut dhe Italinë. Në Korenë e Jugut, midis javës së dytë të shkurtit dhe javës së katërt, “analiza vuri në dukje një rritje prej 17% në shikimin e TV – prej afro 1.2 milionë shikuesish”. Italia pati rritje të ngjashme.
Zyrtarët evropianë u shqetësuan për internetin për të mos përfunduar në ndonjë kolaps të gjerë.
Netflix tashmë përdor një mjet adaptiv për transmetimin, i cili rregullon automatikisht cilësinë e videos.
Platforma do të përcaktojnë se cila cilësi e transmetimit është më e mira për shikuesin në përpjekje për të siguruar që filmi që po shihni të mos bllokohet, por të transmetohet në një cilësi më të ulët.