Sipas ‘The Wall Street Journal’, pandemia e koronavirusit nuk do të kufizojë globalizimin përkundrazi, globalizimi tashmë ka përjetuar shumë kriza dhe lidhjet botërore të krijuara prej tij janë të qëndrueshme dhe fitimprurëse, duke e bërë shumë të vështirë shkatërrimin e tyre.
Përhapja e koronavirusit është bërë një pandemi globale, duke zhytur ekonominë botërore në recesion, për shkak të ndalimit të fluturimeve, mbylljes së kufijve dhe qindra miliona njërëzish në karantinë. Kjo krizë ka hequr triliona dollarë nga tregjet globale të aksioneve, dhe gjithashtu ka rrezikuar miliona biznese të vogla. Kjo do të sjellë që rënia e mëpasshme ekonomike, të sigurojë argumente të reja për ata që vitet e fundit flisnin për përfundimin ose ngadalësimin e procesit të globalizmit.
Sipas botimit, globalizimi nuk do të përfundojë pas koronavirusit, por ndërprerjet në udhëtim dhe tregti nuk do të shërohen menjëherë. Shenjat e një ngadalësimi të globalizmit u shfaqën para epidemisë. Vitin e kaluar, rritja e tregtisë globale ishte vetëm 1%. Kjo ishte kryesisht për shkak të luftës tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ku tregtia midis dy vendeve u kthye në nivelin e vitit 2013. Në të njëjtën kohë, Kina vazhdoi të rritë në mënyrë aktive investimet e saj jashtë vendit në Amerikën Latine, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Sa për Europën, tronditja nga Brexit, siç duket, shërbeu si një shtysë për të forcuar integrimin dhe për të rritur vëllimin e investimeve të ndërsjella. Përveç kësaj, pas krizës virale, fondet shtesë të qeverisë pritet të ndahen për shërim, jo vetëm në Europë, por edhe në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azinë Juglindore.
Sigurisht, koronavirusi është një nënprodukt negativ i globalizmit, shkruan Wall Street Journal: shkalla e tanishme e turizmit, tregtisë dhe biznesit e bën parandalimin e pandemisë praktikisht të pamundur. Në të njëjtën kohë, është bashkëpunimi ndërkombëtar që mund të bëhet mjeti i vetëm efektiv kundër epidemive të ardhshme.
Sipas botimit, rënia e mprehtë e shkaktuar nga koronavirusi nuk nënkupton prishjen përfundimtare të sistemit kompleks të zinxhirëve të furnizimit dhe tregjeve të ndërtuara gjatë dekadave të fundit. Është e mundur që koronavirusi të hyjë në një fazë të re të globalizimit,i cili nuk do të jetë aq aktiv, por nuk do të përjetojë momente të ashpra ekonomike.