Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Shkodra për opinionin paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me përplasjet për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. duke e cilësuar atë të fundit një çështje të drejtësisë, ndërsa refuzoi të komentonte opinionin paraprak duke e cilësuar atë si dokument konfidencial.
“Nuk mendoj se është çështje e Venecias sepse Kushtetutën e Shqipërisë Venecia e ka shkruajtur. Është çështje e drejtësisë e hetimit që të bëjë veprojë,me mënyrat e duhura që aksush të mos dalë mbi kushtetutën dhe ligjin. Nuk e komentoj se ky dokument ka pasur një konfidencialitet”, u shpreh Meta.
Komisioni i Venecias përgatiti opinionin paraprak lidhur me përplasjet mes parlamentit dhe presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Interpretimi i Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, është i arsyeshëm thuhet në raport ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pasur një sërë mangësish deri tek vendimet që Venecia i quan “të diskutueshme” në vitin 2019.