Që nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit, Rusia ka regjistruar vetëm disa raste dhe ka arritur të shmangë masat shtrënguese të miratuara nga Kina dhe mbarë Evropa për mospërhapjes e saj.
Dhe frika më e madhe në raste të tilla është fshehja e numrit të të infektuara me COVID-19 nga ana e autoriteteve.
Ekziston mundësia që Moska të ketë qenë mjaft e shpejtë në masat e marra në kufi dhe kontrollet e qytetarëve kinezë dhe që prej 23 janarit ajo mbylli kufijtë me Kinën shkruan Tg.com24.
Ndërsa Kryeministri Mikhail Mishustin ka mohuar që autoritet kanë fshehur realitetin. Autoritetet ruse zbulojnë planet e tyre për ndërtimin e një spitali të dytë me 500 krevate për të trajtuar viktimat e koronavirusit në vend Masat e reja të deklaruara nga Majori Dergei Sobyanin, vijnë si pasojë e rritjes së numrit të të prekurve në ditët e fundit.
Megjithatë, Rusia shënon vetëm 93 raste dhe është vendi me numrin më të ulët ndër të mëdhatë si dhe nuk shënon asnjë rast vdekje. Klinika parafabrikat për sëmundjet infektive do të jetë gati brenda 12 javësh dhe do të ndërtohet në Khabarovsk, ngjitur me kufirin kinez. Javën e shkuar autoritete deklaruan se po punonin mbi një projekt që kushtonte 92 milionë paund për ndërtimin e një spitali në Moskë për të përballuar numrin në rritje të të prekurve nga koronavirusi.