MENU
klinika

Mbyllet LUVRI

Paris, radhë, turistë, pakënaqësi… koronavirus!

01.03.2020 - 20:34

Radhë e gjatë para muzeut të Luvrit, në Paris, mëngjesin e kësaj të diele. Drejtuesit vendosën të mbajë një takim lidhur me përhapjen e koronavirusit, sipas Reuters. Turistët e shumtë para muzeut më të vizituar në botë, ku shpalosen disa prej veprave të artistëve më të mëdhenj, nisën të shprehin pakënaqësitë për mbylljen e dyerve. /Konica.al

Zëdhënësja e muzeut në qendër të Parisit, theksoi se, shtëpia e artit pritej të hapej pas takimit mes drejtuesve, personelit dhe mjekut për personelin. Ajo shtoi se muzetë nuk janë të prekur nga urdhri i qeverisë franceze, sipas të cilit, ndalohen tubimet publike në hapësira të mbyllura me më shumë se 5 000 vetë.

Deri më tani, në Francë janë konfirmuar mbi 100 raste të personave të prekur me koronavirus. Si rezultat i urdhrit të qeverisë, është anuluar edhe gjysmëmaratona e planifikuar të mbahej sot në Paris, ku pritej të merrnin pjesë më shumë se 40 000 vrapues.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit