MENU
klinika

Armend Muja

Peisazhi politik në Kosovë pas mocionit

27.03.2020 - 20:00

Ne aspektin politik Kosova eshte e ndare ndermjet partive te rendit te vjeter P[L]AN dhe rendit te ri.

Mocioni ishte shenje e ndarjes se Kosoves ne dy oferta te baraspeshura politike. Kosova endet ndermjet dy poleve politike – njerin pol e komandon Albin Kurti kurse tjetrin Hashim Thaci. Se ka shkon Kosova varet se ka endet busulla ne LDK. Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani jane shendrruar ne percaktues [King Makers] te kahjes politike te Kosoves.

Mocioni nuk ishte vetem per te rrezuar Albin Kurti dhe prishje e koalicionit VV-LDK por edhe marreveshje politike permes se ciles krijohet koalicioni [P] LAN.

PDK merr Presidentin, LDK Kryeministrin, te tjerat Zv. Kryeministra.

Suksesi apo mos suksesi i koalicionit varet se kush komandon me shume pushtet ne partine percaktuese (King Maker) LDK – Isa Mustafa apo Vjosa Osmani.

Kosova rikthehet ne gjendjen dhe konjukturat politike-ekonomike te vitit 2013 permes se cilave eshte nenshkruar marreveshja per normalizimin e marredhenieve me Serbine (Asociacion + juridiksion special per kishat serbe) ne kembim te antaresimit ne OKB.

Beteja politike do te luftohet ndermjet status quo dhe reformes, njeri pol i mbeshtetur nga Aministrata Trump dhe tjetri pol i mbeshtetur nga BE.

Shume varet edhe nga rezultati i zgjedhjeve ne SHBA. Kostoja politike paguhet nga LDK. Po hyjme ne nje ndeshje kushtetuese nderkohe qe pas pandemise Kosova do te ballafaqohet me inferno ekonomike.