Është bërë një rutinë së fundmi që ne dokumentojmë çdo ditë rastet e koronavirusit, dhe gjithashtu të vdekjeve.
Është si një tabelë e tmerrshme, ku numrat nuk bëjnë asgjë tjetër, por rriten.
Gjatë një javë e gjysmë, numri i rasteve të reja që raportohen në Itali është rritur çdo ditë. Mesatarisht, rritet me diçka si 22%.
Por ne duhet të jetojmë me të gjithën këtë.
Dhe na jep një shans të krahasojmë Italinë, vendin më fatkeq të Evropës, me të gjithë të tjerët.
Ritmi i rritjes në Itali është serioz, por është shumë më i keq në disa vende të tjera.
Për shembull, në Spanjë, numri i çështjeve të reja po rritet me rreth 39% në ditë. Në Francë, është më shumë se 30%. Në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 27%. Gjermania është gjithashtu përpara Italisë.
Pra, me fjalë të tjera, ritmi me të cilin raportohen raste të reja është më i madh në shumë vende të Evropës sesa në Itali.
Spanja për shembull. Me ritmin që ka ecur dhjetë ditët e kaluara, numri i përgjithshëm i rasteve të Spanjës pothuajse po dyfishohet çdo dy ditë. Nëse kjo normë vazhdon, atëherë, nga rreth 3,000 raste tani, vendi do të ketë më shumë se 80,000 në 10 ditë të tjera. Dhjetë ditë pas kësaj, anë teori, do të arrijë më shumë se dy milion. Tani qartësisht qeveria spanjolle do të bëjë çfarë mundet për të ndaluar atë që po ndodh.
Ajo që na tregojnë të gjitha këto të dhëna është se rruga e Italisë është ajo që ndjekin të gjithë të tjerët.
Kam udhëtuar nëpër Evropë gjatë dy javëve të fundit dhe kam parë raste të ngjashme. Unë isha në Milano në fillimin e koronavirusit, ku njerëzit ishin ende e mohonin se kjo po ndodhtte, duke u përpjekur të vazhdonin jetën si normalisht.
Tani rrugët janë bosh, patrulluar nga policia.
Në Francë në fillim të kësaj jave, unë vizitova një qytet ku pesë njerëz kishin vdekur nga virusi dhe gjeta rrugë të zbrazëta. Por në Paris, nuk kishte pothuajse asnjë shenjë krize.
Pa maska, pa shkolla të mbyllura. Jo deri në fjalimin dramatik të presidentit, duke e përshkruar situatën si “krizën më të rëndë shëndetësore në një shekull”.
Për Evropën, kjo është një krizë e shëndetit, por edhe e unitetit.
Bashkimi Evropian bazohet në idenë e punës kolektive dhe bashkëpunimit. Megjithatë këto ditë kemi parë politika të ndryshme në vende të ndryshme, kufijtë janë mbyllur dhe rajone, veçanërisht zona italiane e Lombardisë, duke qenë e stigmatizuar si bartëse e përgjegjësisë.
Nuk do të jetë e lehtë të krijohet një rrugë e përbashkët. Kjo do të jetë një sfidë e madhe për Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian.
Më shumë raste, më shumë vdekje, më shumë të dhëna, më shumë pasiguri. Dhe, natyrisht, më shumë frikë.
Pëkthyer dhe përshtatur nga Newssky/ konica.al