MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Për të qenë si Kina e SHBA-ja, Evropës i duhet…

02.03.2020 - 18:14

Çdo shkurt, Konferenca e Sigurisë e Mynihut ofron një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet transatlantike.

Rezultatet e këtij viti nuk janë aspak inkurajuese. Fjalimet dhe bisedat nxorën në pah përsëri ndarjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, edhe pse ata treguan një shqetësim të përbashkët lidhur me Kinën. Ata theksuan edhe mungesën e një strategjie vepruese nga Evropa.

Ky nuk është lajm për udhëheqësit e Bashkimit Evropian. Edhe përpara se Presidenti i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ta shpallte Komisionin “gjeopolitik”, imperativi i arritjes së “autonomisë strategjike” ishte në krye të axhendës.

Kjo tregon që evropianët më në fund po pranojnë disa të vërteta të vështira: marrëdhënia transatlantike ka ndryshuar; dhe Europa është në rrezik të bëhet një arenë, sesa një lojtar në vete.

Po, liderët evropianë tani janë të bindur se duhet të veprojnë në mënyrë më strategjike; por ka patur vetëm pak përparim aktual.

Po kështu, megjithëse Komisioni Evropian vendosi ta etiketojë Kinën një “konkurrent strategjik” marsin e kaluar, ende nuk ka një strategji konkrete. Dhe premtimet për të krijuar partneritete të reja, më të barabarta me Afrikën, mbeten ende të pambajtura.

Më saktë, Evropës i mungon një impuls strategjik. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell aludoi për këtë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kur ai bëri thirrje që Evropa të ketë “oreks për pushtet”.

Por kjo kërkon stimuj, besim dhe prioritet. Dhe këtu qëndron problemi: siç duket, Evropa është në thelb një aktor tregu, jo një strategjik.

E megjithatë kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur. Në vend që të ngarkojë një komisioner të përkushtuar apo edhe një përfaqësues të lartë për administrimin e iniciativave të reja të lidhura me mbrojtjen, BE ia ka shtuar Thierry Breton, komisarit evropian për tregun e brendshëm.

Për më tepër, Komisioni propozoi shkurtime në financimin për një strukturë për aktivitete ushtarake dhe paqeruajtëse dhe masa për të lehtësuar lëvizjen e forcave të armatosura nëpër Evropë gjatë krizave të sigurisë.

Nëse miratohet, shkurtimet do të minojnë ndjeshëm ambiciet e mbrojtjes së Evropës.

Për t’u bërë një aktor strategjik efektiv, Evropa duhet të shfrytëzojë sa më shumë çdo mjet në dispozicion të saj, dhe kjo kërkon zhvillimin e një vizioni strategjik imponues dhe përfshirjen në një planifikim efektiv afatgjatë.

Në të njëjtën kohë, BE-ja duhet të dërgojë sinjale të qarta, për veten dhe pjesën tjetër të botës, se ndërtimi i një kulture strategjike është një prioritet.

Ana Palacio është ish-Ministre e Punëve të Jashtme të Spanjës dhe ish-zëvendës Presidente e Lartë dhe Këshilltare e Përgjithshme e Grupit të Bankës Botërore. Ajo është pedagoge  në Universitetin Georgetown.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Problemet e organizatës

20 sfidat e BE-së për vitin 2020!