MENU
klinika

Olimpiada në rrezik

Përhapja e COVID-19, ç’do ndodhë me “Tokyo 2020”?

10.03.2020 - 18:40

Përhapja e virusit Covid-19 po trondit eventin më madhështor sportive të botës, Lojërat Olimpike. “Tokyo 2020” mund të mos kenë asnjë shtyrje në afat, në organizimin e tyre (24 korrik-9 gusht), por ato mund të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

Është kjo ideja e fundit e organizatorëve të Olimpiadës që nis pas 4 muajsh në Japoni. Sot në botë shumë evente sportive po zhvillohen me dyer të mbyllura, për të mos i shtyrë ato. Ndaj, këtë zgjidhje mund të adaptojë edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

“Kjo mund të jetë një masë ekstreme, ndoshta më e vështira për t’u marrë si nga organizatorët ashtu dhe nga IOC, por ndoshta është zgjidhja më e leverdishme për sportin. Gjithçka bëhet për të ruajtur sigurinë e njerëzve. Nëse merret ky vendim, kjo do të ishte një Olimpiadë e shëmtuar”, – shprehen mediat britanike, që i referohen burimeve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

IOC dhe organizatorët shprehen se po monitorojnë gjendjen, por ajo nuk duket aspak optimiste për muajt në vijim. Ekziston edhe mundësia që Olimpiada të shtyhet në fund të 2020-ës, por vendimi përfundimtar pritet të merret në qershor, në Asamblenë e IOC-it.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin