MENU
klinika

Ja kur hapen rrugët për të hyrë në Tiranë-Durrës

“Perimetri do të mbyllet edhe pas të dielës”! Rama paralajmëron qytetarët

13.03.2020 - 16:49

Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse, pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit.

Është ky urdhri më i fundit i kryeministrit Edi Rama.

Më tej Rama shkruan se  kush banon në Tiranë/Durrës dhe është aktualisht brenda perimetrit, të sigurohet që të mos planifikojë lëvizje jashtë perimetrit në fillimjavën e ardhshme (duke shfrytëzuar hapjen e rrugëve nga e diela ne mesnatë deri të hënën në 08.00) sepse mund të mos rihyjë dot! sipas të gjitha gjasave perimetri Tr/Dr do të mbyllet përsëri!

Frikë jo, kujdes po!”, përmbyll Rama.