Pandemia e COVID-19 e ka futur botën në një krizë shëndetësore dhe ekonomike të një madhësie që pak mund të kishin parashikuar, por që të gjithë tani duhet të përballen, së bashku.
Në qoftë se të gjitha vendet nuk e vazhdojnë koordinimin dhe bashkëpunimin global sa më shumë që të jetë e mundur, stabiliteti social i të gjithë planetit mund të vihet në diskutim.
Në frontin ekonomik, shumë ekonomistë dhe politikëbërës duket se kanë bindur veten e tyre se politikat për të rritur kërkesën efektive do të jenë të mjaftueshme për të lehtësuar rënien.
Në fakt, problemi është shumë më i komplikuar dhe nuk do të zgjidhet me masat standarde.
Por thjesht sepse situata jonë është e pashembullt nuk do të thotë që na mungojnë parime që mund dhe duhet të udhëzojnë veprimet tona.
Për të ndaluar pandeminë dhe për të shpëtuar ekonomitë e botës, ne duhet të respektojmë pesë parime.
Së pari, mbrojtja e shëndetit dhe e jetës njerëzore është dhe duhet të mbetet përparësia numër një. Shëndeti është një e mirë publike globale. Për ta ruajtur atë, ne duhet të zvogëlojmë qarkullimin e njerëzve dhe të mirave brenda shoqërive tona.
Siç e kemi parë tashmë, ky imperativ i gjithë shoqërisë në mënyrë të pashmangshme do të zvogëlojë aktivitetin ekonomik. Por sa më shpejt ta zbatojmë plotësisht, aq më shpejt do të jemi në gjendje të rigjallërojmë ekonominë. Asgjë nuk mund të ndodhë derisa COVID-19 të jetë mposhtur.
Parimi i dytë është të mbroni ata që janë, ose mund të bëhen, të prekshëm nga sëmundja, problemet ekonomike, ose të dyja. Në mungesë të ndërhyrjeve në politikë, situate po bën që disa familje e individë të jetojnë në kushte të mjerueshme.
Parimi i tretë është ruajtja e kapitalit organizativ (njohurive) në ndërmarrjet në vazhdim. Kjo nuk është e njëjtë me mbrojtjen e fitimeve ose aksionarëve. Kriza kërkon politika të orientuara posaçërisht drejt ruajtjes së kapaciteteve pozitive prodhuese dhe njohurive brenda firmave, të vogla dhe të mëdha.
Së katërti, hulumtimi i ndërmarrë për të zgjidhur krizën COVID-19 duhet të trajtohet si një e mirë publike globale. Puna shkencore drejt një vaksine dhe trajtime të tjera do të jetë thelbësore për përpunimin e pandemisë dhe rivendosjen e aktivitetit ekonomik. Por këto terapi duhet të bëhen n me çmime të përballueshme.
Parimi përfundimtar është të mendoni me guxim. Për të siguruar likuiditet në nivelin global, ne duhet të përdorim të gjithë manualin e politikës ekonomike, dhe të eksperimentojmë me mjete të reja.
Një emergjencë globale kërkon politika vendimtare globale. Të gjithë vendet dhe institucionet ndërkombëtare duhet të qëndrojnë së bashku dhe të veprojnë me vendosmëri.
Martín Guzmán është Ministër i Ekonomisë së Argjentinës.
Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al